Sport26 Shkurt 2023, 16:06

Vazhdon “mallkimi” i Interit, Bolonja i mposht me ish-in zikaltër në stol, Napolin quajeni kampion të Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon “mallkimi” i Interit, Bolonja i mposht me ish-in

Bolonja ka “shtangur” Interin duke e mundur në shtëpi me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 24 të Serisë A.

Vendasit u treguan të rrezikshëm që në pjesën e parë, kur gjetën dhe rrjetën në minutën e 12 me Barroun, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë rastet nga zikaltërit nuk munguan, por ishin sërish vendasit të cilët gjetën rrjetën me Orsolinin në minutën e 76.

Kështu “mallkimi” i skuadrës së Inzagit në “Renato Dall’Ara” nga sezoni i kaluar vazhdon, ku kësaj radhe Bolonja i prish punë Interit në luftën për Champions.

Kjo fitore e çon Bolonjën në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Interi mbetet i dyti me 47 pikë. Tani skuadra e Inzagit e sheh veten 18 pikë larg Napolit të vendit të parë.

bolonja inter seria a