
Interi është në javën më të rëndësishme të sezonit. Zikaltrit do të luajnë finalen e Championsit përballë PSG-së, të shtunën e 31 majit.
Disa prej lojtarëve janë pyetur nga faqja zyrtare e Ligës së Kampioneve, se cili është lojtari që u ka hapur më shumë punë. Përgjigjet e bëra virale tregojnë talentin e Barcelonës, Lamin Jamal.
Ndër të tjerë, edhe Asllani zgjedh talentin e Barçës. Çudia me mesfushorin e Kombëtares është se në Champions, nuk u përball me Jamalin. Kjo pasi Asllani nuk pati minuta në dispozicion kundër katalanasve.
23-vjeçari ndërkohë i ka parë aftësitë e Jamalit në fushë, rreth 1 vit më parë. Në ndeshjen e Europianit mes përfaqësueses së Shqipërisë dhe Spanjës, Jamal u aktivizua në minutën e 71 nga iberikët.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje