Sport24 Janar 2024, 19:06

Vllaznia nuk ndalet as në Kupë, shkodranët mposhtin me “poker” Flamurtarin, Teuta mposht pastër Skënderbeun

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia nuk ndalet as në Kupë, shkodranët mposhtin me

Vllaznia dhe Teuta janë dy skuadrat e fundit që prenë biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Shkodranët kaluan pa probleme Flamurtarin, duke e mundur 4-0. Në Shkodër, të besuarit e Qatip Osmanit mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, duke realizuar tripletë. Balaj shndërroi në gol një penallti, Mala dyfishoi shifrat, ndërsa Alivoda thelloi epërsinë. Në pjesën e dytë, Boshnjaku vendosi emrin në listën e golashënuesve.

Teuta “likuidoi” Skënderbeun falë suksesit 2-0 në “Niko “Dovana”. Portieri i korçarëve, Alia la skuadrën me një lojtar më pak në minutën e 41, teksa preku topin me dorë jashtë zonës. Në superioritet numerik, “Djemtë e Detit” zhbllokuan takimin me Dacin në minutën e 49 dhe “vulosën” kualifikimin me Arifin pak më vonë. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me ekipin e Edi Martinit që sheh përpara, me synimin për të garuar si pretendent deri në fund.

Skuadrat e tjera çerekfinaliste janë Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi dhe Partizani.

vllaznia teuta skënderbeu flamurtari kupa e shqipërisë