Sport24 Janar 2024, 15:43

“Kam Europianin para, nuk erdha te Brentfordi vetëm për stolin”, Strakosha kërcënon me largim, klubet e Serisë A hidhen në sulm

Shkruar nga Pamfleti

“Kam Europianin para, nuk erdha te Brentfordi vetëm për

“Kam Europianin përpara, nuk erdha te Brentfordi vetëm për stolin”, ishte deklarata e bujshme e Tomas Strakoshës pak ditë më parë, duke shfryrë në një farë mënyre për qendrimin e gjatë në stol dhe mundësinë e munguar për të qenë titullar te klubi anglez.

Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi nuk rinovoi me Lacion, kaloi në Premier Ligë në verën e vitit 2022 dhe sezonin e parë luajti vetëm 2 ndeshje. Ndërkohë, pas largimit të portierit të parë Raja tek Arsenali, mbërriti Fleken nga Bundesliga dhe Strakosha sërish mbeti në stol.

Kjo ka sjellë pakënaqësi, aq sa disa media në platformën “X”, (ish- ”Twitter”), kanë raportuar që disa klube në Serinë A janë të interesuara për 28-vjeçarin, i cili nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me klubin, mund të huazohet në javën e fundit të merkatos.

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare brentfordi