Sport24 Janar 2024, 17:40

Trafikoi mbi 1300 kg kokainë, Prokuroria kërkon 9-vite burg për ish-sulmuesin e Ajaksit

Shkruar nga Pamfleti

Trafikoi mbi 1300 kg kokainë, Prokuroria kërkon 9-vite burg për

Moment shumë i vështirë për ish-sulmuesin e Ajaksit, Kuinsi Promes. Anësori i Spartakut të Moskës kërkohet me ngulm nga drejtësia holandeze për trafik droge. Sipas mediave holandeze, gjykata e Amsterdamit bëri të ditur kërkesën e Prokurorisë, që Promes të dënohet me 9-vite burg. 

Trafikimi i kokainës:

Promes, një sulmues krahu në pronësi të Spartakut të Moskës, i dyshuar gjithashtu për tentativën e vrasjes së kushëririt të tij gjatë një feste në vitin 2020, u akuzua për importimin e 1361 kilogramëve kokainë.

Promes mungon në seanca

Promes nuk ishte i pranishëm në seancë. Avokatët e tij, Robert Malevicz dhe Sofi Hof, zunë vendin e tij, duke raportuar se 32-vjeçari mohon çdo përfshirje në trafikun e drogës.

Pasaporta ruse për të shmangur ekstradimin

Për të shmangur dënimin, Promes po punon për të përfunduar procesin për marrjen e pasaportës ruse në mungesë të një urdhër ekstradimi nga Rusia në Holandë. Në këtë mënyrë, për sa kohë ai qendron në Moskë, ai nuk mund të ndiqet penalisht nga sistemi i drejtësisë së vendit të tij.

kuinsi promes ish-sulmuesi i ajaksit