TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2025, 15:39

Volejbollistja e Dinamos largohet nga Shqipëria, menaxheri i Najara Ferreirës: E kemi peshqesh nga aksi Pogradec-Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Volejbollistja e Dinamos largohet nga Shqipëria, menaxheri i Najara

Skualifikimi i volejbollistes braziliane së Dinamos, Najara Ferreira, tronditi disa javë më parë opinionin sportiv dhe me gjerë. Në lidhje me këtë situatë, së fundmi ka folur edhe menaxheri i skuadrës së Dinamos, Andi Bareti.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai bën të ditur se tashmë volejbollistja braziliane është larguar nga Shqipëria dhe se me shumë mundësi e ka mbyllur eksperiencën në vendin tonë. Teksa deklaron se klubi mbetet në pritje të përgjigjeve të analizave për testin e shumëpërfolur të gjinisë, Bareti thekson se kjo që ndodhi u ka ardhur peshqesh nga Pogradeci dhe Vllaznia, për ta luftuar skuadrën blu jashtë fushe.

Po bëhen më shumë se një muaj që Dinamo ka humbur shërbimet e një prej lojtareve më të mira të ekipit, Najara Ferreirës. Çfarë po ndodh me volejbollisten braziliane? Po, është e vërtetë, Dinamo ka humbur një nga lojtaret më të rëndësishme të këtij sezoni dhe po vijojmë garën duke luajtur pa lojtaren kryesore të ekipit. Kjo gjë e ka tronditur jo pak ekipin, por sigurisht më shumë vetë lojtaren braziliane, Najarën.

Gjithçka erdhi pas një kërkesë të ekipeve rivale. Si do ta komentoni? Tani është çdo gjë e qartë, duke nisur edhe nga deklaratat mediatike, por edhe nga shkresat zyrtare të ardhura nga Federata, ku na është bërë e qartë se peshqeshin në këtë rast e kemi nga aksi Pogradec-Shkodër. Janë këto dy skuadra, të cilat me sa duket frikën për t’u përballur në fushë me ekipin e Dinamos, zgjodhën ta zhvendosin në një përballje jo të drejtë jashtë fushe.

Najara ndodhet aktualisht në Shqipëri, apo është larguar? Volejbollistja për momentin nuk ndodhet në Shqipëri, pasi ka kërkuar leje nga klubi për t’u qartësuar nga kjo situatë ku ajo ndodhet. Sigurisht që është shumë e tronditur dhe klubit i ka bërë me dije që dëshiron ta ndjekë këtë çështje deri në fund, duke kërkuar mbrojtje ligjore me anë të avokatëve të saj.

 

najara ferreira volejbollistja e dinamos

Lini një Përgjigje