Ylli shqiptar i zvicrës gjatë ndeshjes me Kosovën u prit me vërshëllima, një gjë që ndodhte sa herë ai kapte topin.
Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka në deklaratën e tij nuk mund ta linte pa përmendur këtë fakt duke theksuar se nuk e priste një gjë të tillë në vendin e tij.
“Jam i befasuar që më vërshëllyen. Më lënduan, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të përqendrohem vetëm tek loja, për fat të keq është pjesë e lojës. Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në udhëtim,” – deklaroi Xhaka.
“Të gjithë që ishin këtu mund të jenë krenarë. Jemi kualifikuar për ngjarje të mëdha për herë të tetë radhazi. Ishte e rëndësishme për ne që të mos binim nën presionin e ekipit të Kosovës”, shtoi ai.
“Nga ana psikologjike nuk është e lehtë të zhvillosh një ndeshje të tillë kur e di se edhe mund të humbasësh gjithçka edhe pse 6 gola ishin shumë qpë ti pësonim ne. Dominuam në pjesën e parë deri sa arritëm të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, më pas Kosovan a shtoi presionin dhe arriti të na barazojë. Në përgjithësi kishim një fushatë eliminatore shumë të mirë,” – përfundoi Xhaka.
Lini një Përgjigje