
Trajneri i Torinos, Baroni, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me largimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga skuadra e tij.
Asllani u largua nga Torino gjatë merkatos së dimrit për të vijuar karrierën te Beshiktashi, një vendim që ka ngjallur interes dhe diskutime në opinionin sportiv. Baroni theksoi se largimi i lojtarit nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë pakënaqësie apo gabimi nga ana e tij.
“Nga ana profesionale, Asllani ishte një lojtar shumë i mirë dhe më ka pëlqyer shumë. Ai nuk ka bërë asnjë gabim me ne, përkundrazi, është paraqitur shumë mirë. Sa herë ka hyrë në fushë, ka dhënë kontribut pozitiv”, u shpreh trajneri i Torinos.
Megjithatë, sipas Baronit, arsyeja e largimit të tij lidhet me nevojat aktuale të skuadrës dhe profilin e lojtarëve që klubi synonte të kishte në atë moment.
“Ai kishte disa karakteristika që nuk përputheshin plotësisht me atë që na duhej ne në këtë fazë. Donim një lojtar me tipare të tjera”, shtoi ai.
Në këtë kontekst, trajneri konfirmoi se klubi vendosi të investojë më shumë te një tjetër futbollist.
“Zgjodhëm të besonim më shumë tek Ikhan, i cili për ne është një lojtar perspektive”, përfundoi Baroni.
Deklaratat e trajnerit konfirmojnë se largimi i Asllanit ishte një zgjedhje strategjike dhe jo një vlerësim negativ për aftësitë apo profesionalizmin e mesfushorit shqiptar.
Lini një Përgjigje