TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2026, 19:45

U ndëshkua me karton të kuq pas 6 minutash lojë, Federata Turke merr vendimin drastik për Kristjan Asllanin

Shkruar nga Pamfleti

U ndëshkua me karton të kuq pas 6 minutash lojë, Federata Turke

Kristjan Asllani do të mungojë në ndeshjet e radhës së Beshiktashit, pas një vendimi të marrë nga Federata Turke e Futbollit lidhur me kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e tij të debutimit.

Fillimisht pritej që pezullimi i mesfushorit shqiptar të shlyhej në një takim të Kupës, por Komisioni i Disiplinës ka vendosur ndryshe, duke aplikuar një masë më të ashpër nga sa ishte parashikuar.

Sipas vendimit zyrtar, Asllani nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës as për sfidën e fundjavës në kampionat ndaj Alaniasporit. Kjo do të thotë se rikthimi i tij në fushë shtyhet për javën e ardhshme, duke detyruar stafin teknik të Beshiktashit të rishikojë planet për repartin e mesfushës.

Vendimi konsiderohet surprizë, pasi në raste të ngjashme dënimet janë shlyer më herët në ndeshjet e Kupës, por në këtë rast autoritetet disiplinore kanë zgjedhur një interpretim më të rreptë të rregullores.

Futbollisti i Beshiktashit, Kristjan Asllani, dënohet me dy ndeshje pezullim në kompeticionet zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Beshiktash - Koniaspor të luajtur me 31 janar”, shkruhej në vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës.

kristjan asllani mesfushori shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje