
Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë muajit mars, në kuadër të përgatitjeve të saj. Kundërshtarë të kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Armand Dama do të jetë përfaqësuesja e Letonisë.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se marrëveshja me Federatën Letoneze të Futbollit është arritur dhe se dy takimet miqësore janë planifikuar të luhen më 26 dhe 28 mars. Në këtë fazë, mbeten ende për t’u përcaktuar stadiumet dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve.
Sipas FSHF-së, këto përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen fizike dhe formën e lojtarëve, si edhe për të testuar elementë të rinj në përbërjen e Kombëtares U-17, në funksion të angazhimeve të ardhshme zyrtare.

Lini një Përgjigje