Sport27 Mars 2023, 12:29

Zyrtare, Antonio Konte largohet nga Totenhemit

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare, Antonio Konte largohet nga Totenhemit

Antonio Konte nuk do të jetë më trajneri i Totenhemit, me lajmin që e ka konfirmuar vetë klubi anglez pas deklaratave të fundit shpërthyese të italianit ndaj klubit dhe lojtarëve si dhe rezultatet e dobëta bënë që Konte të shkarkohet.

Drejtimi i është besuar italianit Kristian Stelini, që ishte ndihmës i parë i Kontes dhe tashmë është graduar si trajner i përkohshëm, ndërsa Rajan Mason do të jetë ndihmësi i tij.

“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Konte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë të Antonios në klub. Falënderojmë Antonio për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Totenhamit.

“Kristian Stelini do të drejtojë skuadrën si trajner i përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Rajan Mason si ndihmës trajner”, sqaron klubi.

Presidenti i Levi bëri thirrje për bashkim që të gjithë të sigurojnë përfundime sa më të larta.

“Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Ligën Premier dhe kemi një luftë në duart tona për një vend në Ligën e Kampionëve. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të rriten për të siguruar përfundimin më të lartë të mundshëm për Klubin tonë dhe mbështetësit e mahnitshëm dhe besnikë”, ka deklaruar presidenti Levi.

antonio konte totenhemit