Sport19 Prill 2024, 22:56

‘Zonja e Vjetër’ i falet gabimit të kundërshtarëve, Juventus ndanë pikët me Cagliari pas autogolit të Dossenas!

Shkruar nga Pamfleti

‘Zonja e Vjetër’ i falet gabimit të

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Seria A, Cagliari ka barazuar me shifrat 2-2 ndaj Juventus. Vendasit befasuan bardhezinjtë që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola. I pari erdhi në minutën e 30-të, me Gaetano i cili shënoi me 11-metërsh.

Ndërkohë që edhe goli i dytë i Cagliarit erdhi falë një penalltie, por kësaj radhe me Yerry Mina që goditi saktë në minutën e 36-të.

Në pjesën e dytë, Vlahovic ngushtoi shifrat në minutën e 61-të, duke i dhënë shpresë për të marrë të paktën një pikë. Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi Dossena shenoi autogol në minutën e 87-të duke barazuar shifrat.