Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas një grua - Aktualitet
Aktualitet14 Mars 2019, 13:17

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas një grua

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas një grua

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në mesditë, me pasojë një grua të aksidentuar rëndë. Mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në autostraden Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Kryqezini i Spitenit.

Policia bën me dije se shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i policise 

Sot, rreth orës 12:30, në autostraden Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Kryqezini i Spitenit, shtetasi Z.M. 72 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip Opel, ka aksidentuar shtetasen këmbësore L.N 70 vjeçe, e cila është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Aksident në Lezhë-Milot makina përplas një grua