
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur kryqëzimi i Shënkollit. Një autoambulancë është përplasur me një automjet tip Ford dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i Ford-it.
Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet që mjeti tip “Ford” i ka ndërprerë rrugën ambulancës duke shkaktuar për pasojë edhe këtë aksident. Ky është një nga kryqëzimet më vdekjeprurës në rrugët që përshkojnë Lezhën, pasi vetëm në këtë segment rrugor ka pasur dhjetëra raste aksidentesh me viktima.
Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet dhe ka kryer veprimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje