Dashamir Shehi

20 Shkurt 2019, 14:1614:16Politike

20 Qershor 2018, 20:5120:51Aktualitet
Protesta e biznesit të vogël/ Dashamir Shehi: Taksë arrogante, qeveria e papërgjegjshme. Nuk merr vesh nga ekonomia - Politike
Politike10 Prill 2018, 10:01

Protesta e biznesit të vogël/ Dashamir Shehi: Taksë arrogante, qeveria e papërgjegjshme. Nuk merr vesh nga ekonomia

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e biznesit të vogël/ Dashamir Shehi: Taksë arrogante,

Protesta e biznesit të vogël/ Dashamir Shehi: Taksë arrogante, qeveria e papërgjegjshme. Nuk merr vesh nga ekonomia

Deputeti demokrat, Dashamir Shehi, ka qenë i pranishëm këtë paradite te Tregu Elektrik, aty ku bizneset kanë ulur qepenat. Për Report TV, ai deklaroi se kjo është një protestë simbolike për t’i treguar qeverisë se taksa e vendosur është arrogante.

“Kemi ardhur për të mbështetur këtë protestë simbolike, vetëm një orë, nuk e dëmton biznesin, por për t’iu dhënë një shenjë këtyre që vënë taksa në mënyrë arrogante. Këta me zor mbajnë veten, ndaj taksa është e tepërt, dëmton tregun e punës, biznesin e vogël në përgjithësi. Nuk është kjo rruga për të zgjidhur problemet qeveria. Është shumë e parëndësishme taksa, dhunë ndaj më të varfrit, për të krijuar psikozën se kjo qeveri mund të marrë gjithçka. Ky është motivi i vetëm”, tha Shehi.

Kërkesa ndaj qeverisë?

Këta nuk marrin vesh nga ekonomia, por kanë vetëm një qëllim, të dhunojnë qytetarin se vetëm kështu si në kohë të Enver Hoxhës do t’i kenë të gjithë nga pas.

A është ekstreme kjo masë?

Nuk do vdesin të gjithë, por nëse këta njerëz këtu kanë fituar sa për të mbajtur familjen, s’do ju mbetet më asgjë, s’do jetojnë’.

Politike Dashamir Shehi deputeti demokrat