Politike17 Mars 2023, 19:03

Gara për Tiranën, Spahiu: Votat e demokratëve do të shkojnë për Dashamir Shehin

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, Spahiu: Votat e demokratëve do të

Analisti Kreshnik Spahiu e shikon Dashamir Shehin, një kandidaturë të fortë për Bashkinë e Tiranës, nëse do të zyrtarizohet në koalicion me PD e Enkelejd Alibeajt, Bindjen Demokratike dhe LZHK.

Spahiu tregoi 4 kandidatët që sipas tij, do të garojnë për këtë bashki.

Supozojmë që të dy grupimet e PD do të lejohen të hyjnë në zgjedhje. Nëse do të ndodhë kjo, unë parashikoj një betejë të ashpër për Tiranën. Në dijeninë time, do ketë 4 kandidatë të fortë. Do kemi Erion Veliajn, kryetarin aktual. Do kemi Dashamir Shehin, i cili do t’i bashkohet logos zyrtare të PD, së bashku me Bindjen Demokratike dhe Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar. Do kemi një koalicion të ri. E kam si informacion”, tha ai.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se Shehu mund të rivalizojë kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.

Nëse skenari elektoral do të shkojë me këto kandidatura, që logo e PD të pranojë Dashamir Shehin në këtë koalicion të ri, të zotit Patozi, PD së Alibeajt dhe LZHK, unë parashikoj që Dashamir Shehi do të rivalizojë shumë pranë Veliajn. Tirana dhe e djathta në Tiranë do e mbështesë shumë fort Dashamir Shehin dhe unë jam shumë i sigurt që do të ketë më shumë mbështetje Dashamir Shehu se Belind Këlliçi”, theksoi ai.

kreshnik spahiu dashamir shehi