Politike 4 Dhjetor 2023, 19:22

"Opozita është futur në rrugë pa krye", Dashamir Shehi kundër Berishës: Kjo situatë i shërben vetëm Ramës

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita është futur në rrugë pa krye", Dashamir

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka komentuar kaosin e shkaktuar në Kuvend nga opozita. Ai u shpreh kundër lëvizjes së Rithemelimit, të cilët prej kohësh nuk po lejojnë zhvillimin normal të seancave plenare.

Sipas Shehit, rruga që ka zgjedhur opozita është një rrugë pa krye dhe nuk sjell asnjë zgjidhje.

"Jam që opozita duhet të hyjë në parlament. Ndryshe po humbim disa të drejta të vogla që na kanë mbetur.  Berisha thotë se kjo është një rrugë pa kthim. Unë them se kjo është një rrugë pa krye. Kjo nuk na çon në maj, kush e di me ça shtegu tjetër dilet. Është një rrugë e provuar është tashmë e provuar. Ne kemi bërë dy vite këtë punë. Dolëm në bulevard mijëra njerëz dhe sot mbase nuk është kapaciteti që të mbledhim aq shumë njerëz. Kjo është një histori që përsëritet.

Kjo rrugë nuk të çon kurrkund. Ne duhet të hymë në parlament, të merremi me betejat parlamentare. Nëse ne refuzojmë një të drejtë që na jep ligji për të folur në parlament them se bëjmë një gabim të madh. I shërben vetëm Edi Ramës dhe Sali Berishës.  Këtyre të dyve u duhet se midis Ramës dhe Berishës është një hapësirë bosh. Kemi nevojë të prodhohen ide te reja personazhe të reja. Në një farë mënyre e gjithë kjo situatë i shërben Edi Ramës. Kemi aty çdo ditë aty të njëjtë njerëz", tha Shehi për “Report Tv”.

rama berisha dashamir shehi