Populli i 2 marsit “me zor” priste shkarkimin? Zbutet Ilir Meta: Shqipërinë e ruan Zoti edhe për 100 vitet e ardh - Politike
Politike17 Shkurt 2022, 21:24

Populli i 2 marsit “me zor” priste shkarkimin? Zbutet Ilir Meta: Shqipërinë e ruan Zoti edhe për 100 vitet e ardh

Shkruar nga Pamfleti
Populli i 2 marsit “me zor” priste shkarkimin? Zbutet Ilir Meta:

Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk e shkarkoi, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit. I pyetur se çfarë ka për ti thënë “popullit të 2 marsit”, i cili priste shkarkimin e tij në mënyrë që ai ti kthehej politikës aktive, Meta duket se ka “zbutur” tontet në krshasim me deklaratat e mëparshme, duke thënë thjesht se populli i 2 marsit ka dinjitetin, nderin dhe lirinë, ndërsa shtoi se Shqipërinë e ruan zoti edhe për 100 vite.

“Çfarë do ti thuash popullit të 2 marsit që kërkonte aq shumë të të shkarkonin nga Presidenca, me qëllim që t’i riktheheshit politikës aktive?”
Meta: “I them që e ruan zoti Shqipërinë edhe për 100 vitet e ardhshme. Populli i 2 marsit ka dinjitetin, ka nderin, ka lirinë..!”

Kujtojmë se Ilir Meta në “luftën” politike, duke e konsideruar presidencën si të vetmin institucion “të pa kapur”, deklaronte se populli i 2 marsit, aleati i tij i vetëm,  ishte gati për të “mbrojtur” Kushtetutën dhe demokracinë përballë kapjes së shtetit dhe opozitës së marrë peng nga Qeveria.

Politike #Populli i 2 marsit #shakrkimi Meta