OKB voton rezolutën për Srebrenicën, Vuçiç: Sot do të shihen kush janë miqtë e Serbisë - Bota
Bota23 Maj 2024, 10:03

OKB voton rezolutën për Srebrenicën, Vuçiç: Sot do të shihen kush janë miqtë e Serbisë

Shkruar nga Pamfleti
OKB voton rezolutën për Srebrenicën, Vuçiç: Sot do
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, e cila po kundërshtohet ashpër nga Serbia. Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Shtetet që  e propozuan zyrtarisht atë ishin Gjermania dhe Ruanda, ndërsa në mbështetje të saj kanë dalë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Një delegacion serb i udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, gjendet prej disa ditësh në nju jork ku po lobon fuqishëm kundër rezolutës. Vuçiç tha se të enjten do të shihen kush janë miqtë e vërtetë dhe ata të rremë, ndërsa më herët i bëri thirrje Greqisë të votojë kundër.

Ai tha se kjo e sotmja, do të jetë dita më e vështirë në aspektin politik, që prej zgjedhjes president. Sakaq, presidenti i republikës Sërpska Milorad Dodik, paralajmëroi se rezoluta nënkuptonte fundin e Bosnje dhe Hercegovinës.

 

okb vuçiç