Skandali i “Katargate”, zyrtarëve të Katarit pritet t’u ndalohet hyrja në Parlamentin Evropian - Bota
Bota15 Dhjetor 2022, 20:42

Skandali i “Katargate”, zyrtarëve të Katarit pritet t’u ndalohet hyrja në Parlamentin Evropian

Shkruar nga Pamfleti

Parlamenti Evropian ka nisur shqyrtimin e mundësisë që t’ua ndalojë zyrtarëve të Katarit hyrjet në objektet e saj, si përgjigje ndaj skandalit të korrupsionit, më i madhi ndonjëherë në historinë e këtij institucioni.

Roberta Metsolsa, presidentja e Parlamentit tha se liderët e lartë të Asamblesë do të diskutojnë një ndalesë të mundshme dhe se një paketë “reforme e gjerë” do të zbatohej në përgjigje të një hetimi të policisë belge, që ka çuar në ngritjen e akuzave ndaj katër zyrtarëve, për pastrim parash dhe korrupsion, përfshirë këtu një zëvendëskryetare greke të Parlamentit.

E pyetur nëse do t’i ndalonte përfaqësuesit e Katarit ose zyrtarët e tjerë qeveritarë të implikuar në skandal, Metsola ka thënë se kjo është një pyetje të cilën do ta bëjë menjëherë në konferencën e presidentëve, duke iu referuar organit të lartë drejtues të Parlamentit.

Pavarësisht të gjithave Katari e ka mohuar çdo keq bërje në lidhje me hetimet, përmes të cilave policia belge ka sekuestruar afërsisht 1,5 milionë euro në formë kesh nga disa prona në Bruksel.

Euro deputetët kanë folur se si atyre iu ofruan udhëtime falas dhe bileta të Kupës së Botës për të vizituar shtetin e Gjirit, i cili ka kërkuar të neutralizohen kritikat ndaj saj për trajtimin e punëtorëve emigrantë, raporton The Guardian.

Metsola ka thënë se edhe ajo ishte ftuar në Kupën e Botës, por ka refuzuar të shkojë, duke deklaruar se ka shqetësime lidhur me atë vend.

Bota #Katargate pe Skandali