U sulmua nga ultrasit e Fiorentinës, tifozi shqiptar i Interit rrëfen tmerrin në triumfin e zikaltërve në “Artemio Franchi” (Video) - Sport
Sport26 Tetor 2022, 21:48

U sulmua nga ultrasit e Fiorentinës, tifozi shqiptar i Interit rrëfen tmerrin në triumfin e zikaltërve në “Artemio Franchi” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
U sulmua nga ultrasit e Fiorentinës, tifozi shqiptar i Interit rrëfen

U sulmua nga ultrasit e Fiorentinës, tifozi shqiptar i Interit rrëfen tmerrin në triumfin e zikaltërve në “Artemio Franchi” (Video)

Xhoel Kushova, studenti me origjinë shqiptare dhe tifoz i Interit. 21-vjeçari ishte personazhi që u sulmua në në ndeshjen Fiorentina-Inter, e cila u mbyll me rezultatin 3-4 për ekipin zikaltër. Pas të shtunës në stadiumin ‘Franchi’, marrëdhënia e tij me stadiumet ka ndryshuar. Në një intervistë për ‘La Gazzeta dello Sport’, Kushova tregon çfarë ndodhi në atë moment.

“Isha në Firence, ku jetojnë disa të afërm, me këtë justifikim unë dhe nëna ime shkuam në Franchi. Unë me fanelën e Scudetto-s 2021, ajo me shallin zikaltër. Deri në rezultatin 3-3 çdo gjë ishte në rregull, pastaj në golin e Mkhitarjan unë dhe nëna ime u përqafuam pa provokuar apo ekzagjeruar. Në atë moment një grup na u afruan nga tifozët vendas, duke na bërtitur me të gjitha ofendimet e mundshme.

Duke u përpjekur të na sulmonin. Mbi të gjitha, një bandit që dukej si i çmendur. Nëse ai nuk na goditi, është sepse një sekondë përpara disa tifozë e ndaluan. Në atë moment stadiumi u bë vërtetë një çmenduri, nëna ime u tmerrua dhe menjëherë donte të ikte, por në mungesë të stjuardëve, shumë tifozë na mbrojtën.

Nëse do të kthehesha në stadium me fanelën e Interit? Sigurisht, çfarë problemi ka? E dini derbin e humbur me dy shtyllat e Zhiru? Ne luajtëm në shtëpi dhe pranë meje në “San Siro” kishte shumë tifozë të Milanit me fanelat e tyre: ata u gëzuan siç duhej dhe askush nuk tha asgjë. Kjo është normale, tani më ka ikur dëshira për të shkelur në stadium”, ishte komenti i tifozit me origjinë shqiptare.

Al grido di “buttalo di sotto #Dimarco”, alcuni tifosi della #Fiorentina ne hanno aggredito uno ospite, reo di indossare una maglia #Inter allo stadio #ArtemioFranchi. Scene già viste nello stesso impianto anche contro il #Napoli. È ora che intervenga la giustizia ordinaria pic.twitter.com/WL8fBlIGSI

— Luca Cerchione (@lucacerchione) October 22, 2022

Sport tifozi shqiptar i Interit Xhoel Kushova