Sport11 Qershor 2023, 16:26

Humbja e Interit në finalen e Champions League, tifozi shqiptar thyen televizorin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e Interit në finalen e Champions League, tifozi shqiptar thyen

Edhe pse të vetëdijshëm për potencialin e Mançester Sitit, tek Interi të gjiihë besonin se për 90 minuta mund të ndodhte një mrekulli që ata të mundnin një prej skuadrave më të forta në botë për momentin dhe t’i rrëmbenin trofeun e Champions League. 

Kudo ku ka tifozë zikaltër kishin krijuar këtë bindje dhe në të vërtetë zikaltrit zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë dhe rezistuan deri në minutën e 68, kur Rodri zhbllokoi takimin dhe me atë gol u vendos gjithçka sa i përket kësaj finaleje. 

Një tifoz shqiptar pas përfundimit të 90 minutave ka vendosur të thyejë televizorin për këtë mosarritje të objektivit të skuadrës së tij. Pavarësisht tentativave të miqve të tij ai ishte i vendosur dhe e theu televizorin, duke nxjerrë zemërimin e finales së humbur. 
 

finalja e champions league tifozi shqiptar i interit