Trafik droge Shqipëri-Itali, dalin përgjimet mes bandës shqiptare: Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro - Kronike
Kronike28 Janar 2023, 13:36

Trafik droge Shqipëri-Itali, dalin përgjimet mes bandës shqiptare: Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti
Trafik droge Shqipëri-Itali, dalin përgjimet mes bandës

Samir Prenga është një prej 21 personave që GJKKO ka dhënë masë sigurie për trafik drogë. Ai është identifikuar nga SPAK nga fletoret e sekuestruara në banesën e Alfred Lulit si klienti me emrin “Thiu”.

Në dosje thuhet se ‘Thiu’ ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli 3 kg kokainë, 49 kg cannabis sativa dhe 62 kg hashash, kundrejt një pagese prej rreth 560,000 euro.

Nga verifikimi i telefonit të Alfred Lulit dhe nga ekzaminimi i bisedave me aplikacionin Whtasup, u bë e mundur identifikimi i personit me pseudonimin “Thiu”, i quajtur edhe me emrin “Miri”, me emrin Saimir Prenga.

Alfred Luli në bisedat e shkëmbyera me Gjergji Luli i referohen mbërritjes ne aeroport të bashkëshortes së Alfred Lulit (Matilda Luli) dhe bashkëshortës së Saimir Prengës, te cilin fillimisht e quainë me emrin “Thiu” dhe te nesërmen me emrin “Miri”. Nga vëzhgimet e kryera më pas, u konfirmuan mbërritjen në aeroport të shtetasve Matilda Luli dhe Larisa Prenga, bashkëshortja e shtetasit Saimir Prenga.

Në bisedën e përgjuar midis Gergji Luli dhe Saimir Prenga, në prani edhe të personit tjetër me emrin Denis Shehu, konfirmohet përfshirja e plotë në aktivitetin e tregtimit të lëndëve narkotike,  bashkë me Gjergii Luli. Kjo bisedë u zhvillua në bordin e një mjeti  “Hyundai”.

Në dosja një moment anëtari i organizatës kriminale Rexhep Dallupi thotë se drejtuesi i rrjetit Emirian Beu, duke ju drejtuar me pseudonimin Noizy, duhet të marrë një pagesë prej 500-600 mijë euro.

Përgjimet:

Rexhep Dallupi: Nuk është ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte…i pëlqente, mori lekë, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga (Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizy-t) ka për të marrë 500-600 mijë euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit) dhe ai tha (furnizuesi) që e vret, por unë nuk ia thash këtë.

Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 ditë me të. Pastaj flasin për Ervinin  duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë, ndryshe nga buzëviçi, dhëndri i Noizyt, që shet mend dhe si i tillë mbylli punën.

Enkeleda Bakalli: Po për atë zemra ke marrë vesh gjë? (Për Alfred Lulin)

Rexhep Dallupi: Jo nuk kam takuar asnjë, kë të takoja?

Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë (Luli Alfred) është djalë i mirë, na e ulte

Rexhep Dallupi: Po është i mirë, të paktën të takoja vëllain e tij (Gjergji Luli) po nuk i kam numrin e telefonit t’i jepja 500 euro për t’ia çuar atij për ta respektuar.

Kronike #Trafik droge Shqipëri-Itali dalin përgjimet mes bandës shqiptare