“Zari” i Belindës, Drejtor i Sigurisë Kibernetike me pagë 8 milionë lekë; sa trefishi i pagës së Bablokut - Anti-Mafia
Anti-Mafia14 Mars 2023, 11:38

“Zari” i Belindës, Drejtor i Sigurisë Kibernetike me pagë 8 milionë lekë; sa trefishi i pagës së Bablokut

Shkruar nga Pamfleti
“Zari” i Belindës, Drejtor i Sigurisë Kibernetike me
Igli Tafa

SHBA-BE i ofruan qeverisë asistencë teknike e financiare, por kryeministri Edi Rama, në vend të forconte sektorin kibernetik me ekspertë, shtoi vendet e punës me fëmijë, nipër, mbesa pushtetarësh e militantë, duke vendosur si kriter konkurrimi vetëm 1 vit përvojë e diplomë “Master Profesional”, kur duhet minimalisht 10 vjet përvojë pune, diplomë “Master Shkencor” e kualifikime ekselente

Sulmi i hakerave, zbuloi se Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, është mbushur e vazhdon të mbushet me punonjës të diplomuar rishtas, të paaftë, të pa kualifikuar e pa eksperiencë, madje në këtë sektor nuk ka asnjë ekspert sigurie.

Në muajin janar, partnerët e sigurisë kibernetike të SHBA-BE, i ofruan qeverisë shqiptare asistencë teknike e financiare, por kryeministri Edi Rama me Vendim Nr. 123, datë 1.3.2023, nuk e forcoi sektorin kibernetik me ekspertë, por ia la të gjitha në dorë të Belindës.

Po kështu, shtoi vendet e punës me fëmijë, nipër, mbesa pushtetarësh e militantë, duke vendosur si kriter konkurrimi vetëm 1 vit përvojë e diplomë “Master Profesional”, kur duhet minimalisht 10 vjet përvojë pune, diplomë “Master Shkencor” e kualifikime ekselente.

Pas shtimit të vendeve të punës, me VKM nr. 134, datë 8.3.2023, Edi Rama rriti 2 deri 4 herë pagat e drejtuesve dhe zyrtarëve të Autoritetit për Sigurinë Kibernetike, duke i bërë në nivel ministri, kryetari të Gjykatës së Lartë e madje sa trefishi pagës së kryeministrit e Presidentit.

“Zari” i Belindës, Drejtor i Sigurisë Kibernetike me

Nga 1.7 milionë lekë në muaj që e kishte drejtori Igli Tafa, “zar” i Belinda Ballukut në ministri e Irfan Hysenbelliut te univesiteti “Luarasi”, qysh prej datës 8 mars 2023, paga i është bërë 8 milionë lekë në muaj, ose 2.2 herë më e madhe se paga e Bablokut dhe 1.7 herë më e madhe se paga e presidentit Bajram Begaj.

Paga e Zv/drejtorit të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, nga 1.3 milionë lekë në muaj, është bërë 2.8 milionë lekë në muaj, ndërsa pagat e punonjësve janë bërë nga 1.2 milionë lekë deri në 2.2 milionë lekë.

E vetmja  gjë që nuk ka ndryshuar është siguria kibernetike, për të cilën SHBA-BE kërkuan që  të “blindohet” me ekspertë, por drejtimin e ka marrë në dorë Igli Tafa me pagë mujore 8 milionë lekë, vetëm për “merita” si “zar” i Belindës e Fanes; i cili po i mbush zyrat me “kalamaj” të sapo-diplomuar, që nuk kanë fare haber nga siguria kibernetike./Pamfleti  

\\\'zari\\\' i belindës igli tola hakerat pagat