
Ka nisur protesta e ditës së 56 antiqeveritare në Kryeqytet. Qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë dhe pankarta kundër qeverisë.
Aktivisti Edison Lika u shpreh se për 56 ditë me radhë shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës dhe se situata me pronat tha ai vazhdon prej 36 vitesh pa u zgjidhur.
“Ka 36 vite që shqiptarët ende dyerve të gjykatave përplasen me njëri tjetrin sepse akoma të drejtat nuk njihen nga shteti. Njerëzit janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre zvarrë, vetë kamë qenë në 5 maj dhe nuk e harroj figurën që I bëri rezistencë që makinerive të propagandës së Veliaj. Shqipëria është e mbushur gjithandej me heronj. Nënë Rita pasi ka protestuar për një vit në Durrës, bën sot 56 ditë që proteston për të gjithë shqiptarët”, tha ai.
Lini një Përgjigje