
Analisti Arben Meçe ka folur për çështjen e 21 janarit. Ai u shpreh se “21 janari” është faqja më e errët e në historinë e Shqipërisë, ndërsa theksoi se provat u zhdukën.
Meçe shtoi se SPAK nisi hetimin pasi çështja u rikualifikua vepër penale. Ai tha gjithashtu se dosja kaloi në SPAK dhe Prokuroria e Posaçme e nis nga zero për hir të veprave penale.
“Për 21 janarin janë bërë disa përpjekje që çështjen ta merrte në shqyrtim SPAK. Në gjitha rastet është thënë që çështja është e gjykuar, e reja pse e mori SPAK është se u rikualifikua vepër penale dhe çështja fillon nga fillimi tani. Vepra e rikualifikimit, janë vepra që tashmë i ka SPAK. Dhe jo pa qëllim që gjithë dosja kaloi në SPAK dhe SPAK e nis nga zero për hir të veprave penale.
Edhe Gërdeci është rikthyer për shqyrtim nga Gjykata e Strasburgut…Për Kukës Morinë ka një parim në jurisprudencë që nëse dalin fakte të reja, çështja mund të hapet. Ato vepra penale kanë për të mbetur si faqja më e errët në historinë e Shqipërisë dhe ky rikthim është merita më e madhe e familjes Nika dhe familjes Durda që nuk hoqën dorë duke kërkuar drejtësi për ato çështje”, tha Meçe për “Abc News”.
Lini një Përgjigje