TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 17:26

400 hektarë pyje të djegura në Parkun Lurë-Mali i Dejës, zjarrfikësit dhe ushtria nuk arrijnë ta izolojnë zjarrin

Shkruar nga Pamfleti

400 hektarë pyje të djegura në Parkun Lurë-Mali i

Situata e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” vijon të mbetet kritike, ndërsa qindra hektarë pyje halore janë përshkuar nga flakët. Zjarri, që ka nisur prej afro 20 ditësh, ka përfshirë mbi 400 hektarë nga fshati Gurë Lurë, Zall Gjoçaj e deri në Mas Dejë, duke shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të pasurisë natyrore të zonës.

Përpjekjet e ndërhyrjes nga toka dhe ajri kanë rezultuar të kufizuara dhe shpesh të paefektshme. Një vatër zjarri pranë liqenit të Hotit është vënë nën kontroll falë angazhimit të 23 forcave ushtarake, 5 efektivëve zjarrfikës, 20 punonjësve të Bashkisë Dibër dhe 10 vullnetarëve lokalë. Megjithatë, në një zonë tjetër, të quajtur “Gjura e Pllaut”, terreni tepër i vështirë dhe tymi i dendur kanë detyruar anulimin e ndërhyrjes ajrore, për të shmangur rrezikun për pilotët.

Edhe në parkun natyror “Ulëz – Shkopet”, vatrat e zjarrit po shkaktojnë shqetësim serioz. Një vatër e fikur një ditë më parë u riaktivizua pasditen e sotme pranë tunelit të madh, ndërsa po vijon puna për neutralizimin e një zjarri tjetër në kufirin mes Matit, Mirditës dhe Kurabinit.

Ky është një alarm serioz për mungesën e mjeteve dhe logjistikës në luftën kundër zjarreve, por edhe për masat parandaluese të pamjaftueshme në një sezon ku rreziku i zjarreve është maksimal.

Lini një Përgjigje