TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 15:20

Edhe makinat luksoze digjen në Shqipëri, “Maserati” shpërthen në flakë gjatë ecjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Edhe makinat luksoze digjen në Shqipëri, “Maserati”

Një automjet luksoz tip “Maserati” ka marrë flakë pasditen e sotme pranë daljes së tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër. Ngjarja ka shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë të mjeteve, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Zjarrfikëset e Gjirokastrës kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar flakët, të cilat kishin përfshirë pjesën e përparme të makinës. Sipas burimeve zyrtare, zjarri u shua plotësisht dhe dëmet janë vetëm materiale, kryesisht në pjesën e motorit dhe të sistemit elektrik.

Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë edhe një defekt teknik. Aksi ku ndodhi zjarri u bllokua për disa minuta, duke shkaktuar trafik të përkohshëm në hyrje-daljen e tunelit.

 

Lini një Përgjigje