TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2025, 17:13

A bëri presion ambasada e SHBA për Altin Dumanin? Ish-kreu i KLP tregon si u zgjodh kreu i SPAK

Shkruar nga Pamfleti
A bëri presion ambasada e SHBA për Altin Dumanin? Ish-kreu i KLP
Yuri Kim në KLP gjatë seancave dëgjimore me kandidatët

Ish-kreu i KLP, Alfred Balla, ka treguar prapaskenat e zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK. Teksa edhe pak muaj i kanë mbetur në detyrë Dumanit, Balla për herë të parë ka folur për mbledhjen ku shkoi vetë ambasadorja Yuri Kim.

I ftuar te “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, ai ka treguar se nuk ka pasur ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga amerikanët.

Personalisht mendoj se ishte zgjedhje e lirë. Unë ardhjen e ambasadores e mora me sportivitet. Pasi në momentin që ishim duke pritur një kandidat, pashë që nga dera u bë zhurmë se hynë gazetarët, bodyguardët. Zonja Kim më bën me dorë dhe ulet. Unë vijova seancën dhe pastaj thashë që ka ardhur zonja ambasadore dhe disa programe të ICITAP mbështeten prej tyre, dhe nuk e mora si shenjë presioni, sepse çfarë presioni do të sillte prania e ambasadores? Ne e kemi takuar të gjithë ambasadoren. Jo vetëm atë, pasi në zyrën time nuk ngeli ambasador pa ardhur. Të gjithë kishin merakun se si do zgjidhej më i miri”, ka thënë ai.

 

Lini një Përgjigje