
Edhe nëse ky dekret ka për qëllim rishikimin e non-grata-ve, do të duhet që dosja e Sali Berishës në Departamentin e Shtetit, të jetë komplet e sajuar ose bosh.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump firmosi menjëherë pas marrjes së postit një sërë urdhrash ekzekutivë që përfshinin gjithçka, nga imigracioni, klima te faljet e dënimeve dhe Tik Tok-u!
Republikani filloi me shpejtësi përdorimin e kompetencave të tij të reja për të nënshkruar veprimet ekzekutive, memorandumet presidenciale dhe urdhrat ekzekutivë mbi një sërë prioritetesh politike të deklaruar gjatë fushatës së tij.
Një vendimi i djeshëm i Trump, tërheq vëmendje edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për urdhrin të cilin Trump e ka quajtur “Ndjekjet Politike”, në të cilin, ai kërkon në mënyrë urgjente rishikimin e punës së agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës së SHBA, nën administratën e Bidenit.
Trump ka kërkuar që të identifikohet çdo rast sanksionimi ose veprimi ligjor të marrë nga administrata Biden ndaj individëve të caktuar dhe në rast abuzimesh, të korrigjohen ose hiqen dënimet, gjithmonë nëse gjenden parregullsi.
“Ndjekjet politike/ Presidenti i ri i SHBA-së nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kërkonte t'i jepte fund "armatizimit të qeverisë kundër kundërshtarëve politikë". Urdhri mandaton një rishikim të punës së agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe inteligjencës nën administratën e Bidenit për të "identifikuar çdo rast" të armatimit dhe më pas rekomandon "veprimet e duhura korrigjuese" kundër këtyre agjencive”, thuhet në dekretin e firmosur nga Trump, raporton CNN.
Një “simfoni” për veshët e “non-grata”-s i cili prej muajsh ëndërronte të vinte kjo ditë, ku të flitej për rishikimin e sanksionimeve nga Departamenti i Shtetit. Por ende nuk është e qartë nëse urdhëri përfshin edhe sanksionimet e SHBA-së për individët jashtë vendit.
Megjithatë, edhe nëse ky dekret ka për qëllim rishikimin e non-grata-ve, do të duhet që dosja e Sali Berishës në Departamentin e Shtetit, të jetë komplet e sajuar ose bosh. Por duke pasur parasysh çështjet e hapura ndaj tij nga SPAK, vështirë se do të kemi ndonjë lëvizje.
Gjithashtu vlen të theksohet se urdhrat ekzekutivë kanë peshën e ligjit, por mund të anulohen nga presidentët ose gjykatat e mëvonshme./Pamfleti
Lini një Përgjigje