TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 10:19

A keni pasur presione? Xholi: Politika dhe krimi nuk mund t’ia arrijnë qëllimeve

Shkruar nga Pamfleti
A keni pasur presione? Xholi: Politika dhe krimi nuk mund t’ia
Adnan Xholi në mbledhjen e KLP-së

Adnan Xholi, një prej 4 kandidatëve për kryetar i SPAK-ut, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, tha se shpresonte të mbahej mend si prokurori që nuk i ka rënë njeriu në qafë, që ka dënuar dikë pa prova.

I pyetur nëse ka qenë ndonjëherë nën presion, Xholi tha se “kam qenë dhe do të jem në mbrojtje të prokurorëve ndaj sulmeve të padrejta që i janë bërë dhe po i bëhen”.

“Nuk ndikohemi nga presionet, thjesht na bëjnë më të fortë. Nuk ia arrijnë qëllimit, qoftë politika ashtu edhe krimi i organizuar, përmes presioneve. Situata të tilla presionesh ne na bëjnë më të fortë”, tha Xholi.  

xholi klp spak

Lini një Përgjigje