
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, duke iu përgjigjur pyetjeve të një prej anëtarëve të KLP-së, Vatë Staka, tha se duhet të ketë një ndryshim në kompetencën lëndore, por edhe një shtim të numrit të prokurorëve.
“Duhen ndryshime sa i takon kompetencës lëndore të punës së SPAK, pasi kemi një Prokurori Speciale që duhet të merret me çështje elitë. Por në anën tjetër duke pasur parasysh se çështjet e krimit të organizuar, për shkak se hetimi është kompleks, zgjasin me vite, janë me qindra për të mos dhënë me mijëra fashikuj në duart e prokurorëve, atëherë mendoj se duhet të kemi një shtim të numrit të prokurorëve që të kemi hetime cilësore”, tha Xholi. Në këtë kuadër ai tha se duhet të ketë një gërshetim mes faktit se duhet të ketë një ndryshim të kompetencës lëndore, por edhe sa I takon shtimit të numrit të prokurorëve.
I pyetur se cila është pika më e fortë në raport me kandidatët e tjerë, Xholi evidentoi eksperiencën drejtuese prej 16 vitesh në zyra dhe nivele të ndryshme.
Ai tha se pjesa akademike është anti-stres.
“Nuk jam ekspert në fushën e hetimit të kripto-valutave”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes se cila është pika e tij më e dobët.
Ai ka vlerësuar punën qoftë të Arben Krajës ashtu edhe të Altin Dumanit. “Kraja kishte eksperiencën e gjatë. Do të marrë nga të dy drejtuesit cilësitë e mira që kanë pasur”, tha Xholi.
Lini një Përgjigje