TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Dhjetor 2025, 10:15

"Nëse vij për një çështje personale tek ty?"/ Anëtarja e KLP provokon Xholin, prokurori: Do të sajdis me një kafe, në SPAK e bëjnë të mirë

Shkruar nga Pamfleti
"Nëse vij për një çështje personale tek
Foto nga KLP gjatë prezantimin të Adnan Xholit për kandidaturën e për kreun e SPAK

Gara për kreun e ri të SPAK ka hyrë sot në fazën vendimtare, teksa kandidatët po japin deklaratat dhe përgjigjet e tyre përpara KLP. 

Gjatë fjalës së tij, Adnan Xholi, vlerësoi dy paraardhësit e Prokurorisë së Posaçme, Arben Krajën dhe Altin Dumanin si drejtues me aftësi të veçanta, ndërsa theksoi se synon të marrë prej tyre cilësitë më të mira për t’i çuar përpara në drejtimin e SPAK-ut.

Gjatë seancës, anëtarja e komisionit Arta Mandro e provokoi Xholin se si do të garantonte pavarësinë e tij, nëse pas votimit ajo do të paraqitej në zyrën e tij për një çështje personale.

Xholi u përgjigj se përballë ligjit të gjithë janë të barabartë dhe se pozita e askujt nuk do të kishte ndikim te vendimmarrja e tij. Ai shtoi me humor se do ta respektonte si zonjë dhe do ta “sajdiste me një kafe”, por vendimi do të ishte gjithmonë strikt ligjor. 

Pjesë nga biseda:

Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?

Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare

Xholi: Akoma më mirë

anëtarja e klp provokon xholin spak ceshtje pers

Lini një Përgjigje