TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Qershor 2026, 21:40

Selin Bollati dhe DJ Gimbo hedhin hapin e radhës, çifti konfirmon bashkëjetesën

Shkruar nga Pamfleti

Selin Bollati dhe DJ Gimbo hedhin hapin e radhës, çifti konfirmon

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë ndarë detaje nga jeta personale. Selin zbuloi se lidhja e tyre ka hyrë në një fazë të re, duke treguar se tashmë kanë nisur bashkëjetesën. Ajo tha se, për shkak të angazhimeve, jetojnë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut, duke kaluar kohë si me familjen e saj, ashtu edhe me familjen e DJ Gimbos.

"Me thënë të drejtën po na shkon shumë mirë. Nuk është se e kemi ndarë që po rrimë vetëm në Shqipëri ose vetëm në Kosovë, jemi ku të kemi punë. Pak te familjarët e mi këtu në Tiranë dhe pak te familjarët e Gimbos, në Prishtinë, në Istog. Po bëjmë një balancë mes Tiranës, Prishtinës dhe Istogut", u shpreh Selin për "Wake up".

Çifti foli edhe për jetën pas përfundimit të "Big Brother VIP", duke pranuar se vëmendja publike ka qenë e madhe. DJ Gimbo tha se jeta jashtë shtëpisë është shumë më e lehtë sesa eksperienca brenda reality show-t.

Nga ana tjetër, Selin tregoi se fillimisht kishte dëshiruar ta mbante marrëdhënien më larg rrjeteve sociale, por kjo rezultoi e vështirë për shkak të interesit të madh të publikut.

"Unë kur kam dalë jashtë kam bërë një diskutim me Gimbon dhe i kam thënë që nuk kam shumë dëshirë që të postojmë kaq shumë me njëri-tjetrin, se dua ta mbaj pak më private. Por e kuptuam që duke bërë këtë veprim krijonim drama të tjera, të panevojshme, si 'u ndanë'. Kemi mbështetës shumë besnikë që duan të na shohin bashkë, ndaj jemi munduar të gjejmë një balancë mes privatësisë dhe asaj publike", tha ajo.

selin bollati dhe dj gimbo wake up

Lini një Përgjigje