Politologu Ermal Hasimja thotë se historia e Veliajt nuk është e mbyllur akoma dhe se mund të ketë reagime që mund të vendosin në vështirëesi PS-në dhe vetë Raman.
I ndalur tek kandidatura e Manastirliut, Hasmija tha se ajo mund të mbledhë maksimumin e votave të PS-së.
"Nuk mendoj që historia e Veliajt është mbyllur me kaq. Karriera politike po, por historia jo.
Ka akoma për të dalë në sipërfaqe, qoftë nga aspektin e akuzave, qoftë nga aspekti i reagimit që mund të ketë. Situata në të cilën është ai është e rëndë për shkak të shkatërrimit të karrierës politike, dhe mund të ketë reagime nga ai që mund të vendosin në vështirësi PS-së, ose vetë Ramën. Ndoshta, nuk e dimë këtë.
Manastirliu është kandidaturë që mund të mbledhë maksimumin e votave të PS-së.
Pyetja për të gjithë kandidatët do të jetë sa do të arrijnë të marrin votat e atij kontingjenti që është i pavarur. Tirana ka nga këta, se jo të gjithë janë të lidhur me rroga në administratë. A do marrë Manastirliu një pjesë të elektoratit gri, kjo është pyetja e madhe.
I pyetur për kabinetin Rama 4, Hasimja tha: Ideja është e njëjta janë ata që janë besnikët e Ramës në poste të rëndësishme dhe kryesore. Kemi dhe të rinj që futen aty më tepër për të përmirësuar imazhin e qeverisë. ", tha ai në MCN.
Lini një Përgjigje