
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) do të japë sot vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë.
Në seancën e kaluar, (6 shtator) ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka shfajësoi veten përballë akuzave lidhur me inceneratorin e Fierit. I pranishëm në GJKKO në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes, ish-ministri tha ndër të tjera se nuk ka pasur fuqi vendimmarrëse në këtë çështje dhe se vetëm ka ekzekutuar.
Prokuroria e Posaçme, paraqiti me 12 qershor pretencën për rastin e inceneratorit të Fierit. Për ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka u kërkua dënimi 10 vite burg por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, i njëjti dënim i kërkuar ndaj tij edhe në procesin për inceneratorin e Elbasanit.
Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Prokurori Dritan Prençi lexoi pretencën ndërsa Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk kanë qenë të pranishëm në seancë por u përfaqësuan nga avokatët e tyre mbrojtës. Ata u njoftuan për masën e dënimit që kërkon prokuroria në qelitë e burgut të Durrësit. Për pasuritë e vëna në sekuestro, SPAK kërkon konfiskimin e tyre dhe përjashtim për 5 vjet nga funksionet publike.
Dënimet që kërkon SPAK për të gjithë të zyrtarët e përfshirë në aferë:
Lefter Koka - Ish ministri i Mjedisit - 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako - Ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit - Kërkohen 7 vite burg. Me gjykim të shkurtuar 4.8 vite burg
Klodian Zoto - Administrator i kompanisë koncensionare - Kërkohen 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar të vuajë 8 vite burg
Pellumb Abeshi Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri - Anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj - Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit - Kërkohen 4 vite me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 Administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim) - Kërkohen 8 vite burg. Është pranuar gjykmi i shkurtuar
Arjola Kodra - Administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim ) - Kërkohen 3 vite burg, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi - Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj - Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani - Administrator i 'Froggy”sh.p.k, ) - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla - Administrator i 'Itneg”sh.p.k - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar
Lini një Përgjigje