TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 21:51

Agjenti i AMP-së u plagos në atentatin e Rinasit, Klodiana Lala jep detaje për gjendjen e tij: Ende ka dy plumba në kokë!

Shkruar nga Pamfleti

Agjenti i AMP-së u plagos në atentatin e Rinasit, Klodiana Lala jep

Muçi Shaljani është personi që ka mbetur i plagosur në atentatin pranë Rinasit ndaj Gilmando Danit, ku ky i fundit edhe humbi jetën. Shaljani, i njohur dhe me mbiemrin Sheqeri, ka marrë 20 plumba në trup, dy prej të cilave në kokë.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje sa i përket gjendjes së Sheqerit, ku tha se gjendja e tij mbetet ende e rendë. Sipas Lalës, plumbat janë në trupin e tij, dhe mjekët nuk kanë bërë të mundur heqjen e tyre nga zona e kokës.

Muçi Shaliani, alias Sheqeri, agjenti i agjencisë së mbikëqyrjes policore, i cili duhet thënë se është në gjendje të rëndë tek Trauma. Për fat të keq, urojmë që t'ia dalë, sepse duhet, ka dy plumba në kokë edhe gjendja e tij është shumë e rëndë. Unë kam pasur kontakte dhe ditën e sotme me mjekët e spitalit të Traumës dhe gjendja nuk është e përmirësuar për shkak se plumbat, në informacionet që kam, nuk janë arritur të, të hiqen sepse mund të ketë gjakderdhje dhe që kjo është arsyeja, domethënë hemoragji, prandaj nuk është, nuk janë hequr”, tha Lala në emisionin 'Kjo Javë' në 'News 24'. 

Lini një Përgjigje