TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 21:37

Kush e tradhëtoi Gilmandon në Barcelonë? Klodiana Lala për sulmin në Rinas: Autorët lëvizën sapo Shaljani pagoi parkimin!

Shkruar nga Pamfleti

Kush e tradhëtoi Gilmandon në Barcelonë? Klodiana Lala për

Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin pranë Rinasit ku humb jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar se dyshon që në atentat ka qenë i përfshirë një rrjet i tërë informatorësh.

Avioni do të mbërrinte në 1 të mëngjesit dhe mbërriti në 13:00 në Tiranë. Dyshime të forta që dikush në Barcelonë i tradhtoi, sepse ai që I ka shoqëruar apo I ka ndihmuar e dinte shumë mirë për vonesën.

Kur Shaljani ka bërë pagesën e parkimit, makina e autorëve ka lëvizur, mendoj se aty ka patur informator, por unë mendoj që ka qenë një rrjet informatorësh. Ata që I kanë vëzhguar kishin informacion të saktë dhe kishin gjithë kohës në sy”, tha ajo.

Lini një Përgjigje