TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 07:37

"Ajri i ndotur po na vret"/ Arlind Qori: Shkaktarët nuk jetojnë në Tiranë, Rama është në fshat i siguruar për vete

Shkruar nga Pamfleti

"Ajri i ndotur po na vret"/ Arlind Qori: Shkaktarët nuk

Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, duke diskutuar shifrat për ndotjen e lartë të ajrit në qytetin e Tiranës të prezantuara nga ish-deputeti Besnik Baraj, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryeministrit dhe kryebashkiakut nuk i intereson ndotja, por përfitimi nga lejet e ndërtimit.

Qori tha se shkaktarët e këtij procesi nuk jetojnë në zonat e ndotura, nisur nga Rama që jeton në një fshat jashtë Tiranës dhe është i siguruar për vete.

Arlind Qori: Nëse në Tiranë norma e fitimit në ndërtim është disafish, sigurisht që ndërtuesit janë të interesuar që ta bëjnë këtë gjë. Nëse ti si kryetar bashkie apo kryeministrin merr 20 përqindëshin e lejeve të ndërtimit, financime për fushatë elektorale, akses në media, ty si kryebashkiak dhe kryeministër të interesojnë lejet e ndërtimit, jo ndotja. Nëse ti je grosisti i karburanteve dhe qyteti i formuar kështu ka një konsum, shumë media financohen nga paratë e atij sistemi, ka parti politike që mbahen nga një sistem i tillë. Shkaktarët e këtij procesi nuk jetojnë në zonat e ndotura. Z. Rama jeton në një fshat jashtë Tiranës, është i siguruar për vete dhe mund të vijë në studion tënde dhe të thotë se nuk ka ndotje Tirana.

Besnik Baraj: Nuk ka politikan që nuk rri 10 orë në Tiranë, prandaj duhet të mendojnë.

Arlind Qori: Politikanët tanë kanë mjaft para dhe mund të kurohen në klinikat më të mira të botës, ndërsa ne përplasemi në spitalet publike të Shqipërisë dhe mund të bjerë edhe suvaja.

 

arlind qori ajri tirane rama shkaktar

Lini një Përgjigje