TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2025, 15:18

Aksioni i BKH në Elbasan për killerin Hasanpapa? Si u dhunua shoferi i ish-ministrit të Brendshëm për llogari të kandidates socialiste

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i BKH në Elbasan për killerin Hasanpapa? Si u dhunua shoferi i

Si krimi po njollos zgjedhjet në Elbasan...

Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur sot një aksion në Elbasan, pas dyshimeve për krime zgjedhore.

Agjentë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) qëndruan në gatishmëri të plotë për të monitoruar çdo cenim të mundshëm të procesit zgjedhor, si dhe lëvizjet e kandidatëve për deputetë.

Gazetari Sokol Bregu, ka deklaruar se aksioni i BKH është i lidhur me denoncimet, sipas të cilave po ushtrohet mbështetje nga krimi për një kandidaturë grua të Partisë Socialiste në Elbasan.

Dyshimet janë se ka lidhje me denoncimin e “Pamfletit”, se Shkëlzen Hasanpapa, figurë e njohur në qarqet kriminale të Elbasanit, i dyshuar në disa raste vrasjesh dhe eliminimesh rivale, është përfshirë në një ngjarje të rëndë dhune ndaj Avni Memës, shofer i ish-ministrit të Brendshëm.

Sipas burimeve të sigurta, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Elbasan. Hasanpapa dyshohet se ka kryer personalisht dhunimin fizik ndaj Memës me urdhër të grupeve kriminale që po mbështesin kandidaten për deputete Sara Mila. Shkaku i dhunës mendohet të jetë fakti se Avni Mema nuk ka pranuar të mbështesë kandidaten Mila dhe është angazhuar në favor të kundërshtarëve të saj brenda partisë.

Është e qartë që ka disa denoncime nga opozita se po mbështetet nga krimi një nga zonjat e PS-së në Elbasan për të cilën ushtrohet, mbetet për tu verifikuar, por nuk e di nëse ky sinjal i bërë nga lideri i opozitës ose nga mediat është kthyer në një formë kallëzimi në platformë e SPAK, këtë nuk e di, sepse nuk është bërë publike. SPAK nuk ka lajmëruar deri tani se ka një denoncim për Elbasanin për një mbështetje të një kandidateje atje.

Kjo është një periudhë zgjedhore ku ndodhin përplasje jo vetëm mes partive, por edhe brenda partive për zgjedhjen e kandidatëve, duke qenë se lista e kandidatëve është e hapur në disa qarqe.

Elbasani ka pasur tensione të mëdha, por këtë herë nuk ka një luftë vetëm PD-PS, por edhe një luftë brenda grupeve politike për të marrë preferencën e kandidatëve”, tha gazetari në një emision.

Avni Mema është transportuar në gjendje të rëndë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore për dëmtime të shumta trupore. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagim të ashpër publik, duke shtuar shqetësimin për ndërhyrjen brutale të krimit të organizuar në procesin demokratik. /Pamfleti

Lini një Përgjigje