TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 18:17

“Akt i paimagjinueshëm”, KLP reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mbrojtja e përfaqësuesve të drejtësisë, përgjegjësi e përbashkët shtetërore

Shkruar nga Pamfleti

“Akt i paimagjinueshëm”, KLP reagon për vrasjen e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka quajtur akt të pa imagjinueshëm, ngjarjen e rëndë të vrasjes në sallën e gjyqit, të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Teksa shpreh ngushëllimet për familjen e gjyqtarit, KLP-ja deklaron në reagimin e saj se ky akt është një sulm ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sigurisë publike në tërësi. Në fund, KLP bën thirrje për bashkëpunim për sigurimin dhe mbrojtjen e çdo përfaqësusesi të drejtësisë.  

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë është thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe gjithë shoqërinë shqiptare, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Vrasja e një magjistrati në sallën e gjyqit është një akt i pa imagjinueshëm, që përbën jo vetëm një krim ndaj një përfaqësuesi të drejtësisë, por edhe një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe sigurisë publike në tërësi.

Në këto çaste zie, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dëshiron të përcjellë ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe kolegëve të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke shprehur solidaritetin e plotë me gjithë trupën e drejtësisë. Kjo tragjedi na kujton domosdoshmërinë e një uniteti të fortë institucional dhe përgjegjësie të përbashkët shtetërore, për të mbrojtur çdo përfaqësues të drejtësisë që shërben në emër të ligjit”, thuhet në reagimin e KLP-së.

Lini një Përgjigje