
Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë se Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit.
Joana Duro është arrestuar bashkë me një punonjëse tjetër këtë të premte.
Bëhet fjalë për shtetasen Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”.
Sipas informacioneve, mësohet se ajo akuzohet për korrupsion dhe për rryshfet 4 milionë lekë.
Prokuroria e Posaçme në reagimin e saj për arrestimin e sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë thotë se është një operacion ën zhvillim.
“Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit. Nuk mund të them më shumë për momentin”, njofton SPAK.
Kujtojmë se pasditen e sotme, Kryeministri Edi Rama gjatë turit të tij të falenderimit pas zgjedhjeve, nga Kamza, e përmendi gjatë fjalës së tij faktin se një Sekretare e Përgjithshme është kapur duke marrë lekë, veprim, të cilin e quajti skandaloz dhe e dënoi ashpër.
“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla.Është realisht diçka e rëndë.", tha Rama në fjalën e tij.
Lini një Përgjigje