Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit është prononcuar për mediat pas lirimit të tij me kusht. Maks Haxhia thotë se në gruaja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur.
Si rezultat, duke patur fëmijë në ngarkim, Tahiri do të lirohet me kusht dhe do të ketë kontakt telefonik me shërbimin e provës.
“Gruaja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat nuk i shërben dot fëmijëve. Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret se ka rrezikshmëri të ulët. Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, plotësimi e nevojave familjare. Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt telefonik. Ky vendim nuk apelohet. Erdhën 3 grupe të ekspertizën. Tahiri nuk ka probleme me shëndetin.”- thotë Maks Haxhia.
Nga sot ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi dhe jo në një nga qelitë e burgut të Kosovës në Lushnje. Ky është vendimi i marrë sot nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu. Avokati mbrojtës Maks Haxhia e quajti vendim të drejtë pasi Tahiri plotësonte kushtet e dënimit alternativ dhe pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit 7 muaj e 11 ditë burg do e kryejë në shtëpi. Ka qenë ekspertiza mjekoligjore e bashkëshortes që ka bindur gjykatën të marrë vendimin e lirimit.
Lini një Përgjigje