TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2026, 16:37

“Alo ju marrim nga banka”/ Kujdes mos bini pre e këtyre telefonatave edhe email-ve, janë mashtrim!

Shkruar nga Pamfleti
“Alo ju marrim nga banka”/ Kujdes mos bini pre e këtyre
Foto ilustruese

Ndërkohë bankat kanë njoftuar me email abonentët që duhet të kenë kujdes dhe të mos bien pre e kësaj skeme.

Ditët e fundit janë shënuar disa raste të telefonatave mashtruese që synojnë klientët e bankave në vend. Këto tentativave mashtrimi janë bërë nëpërmjet telefonatave dhe email. Ndërkohë bankat kanë njoftuar me email abonentët që duhet të kenë kujdes dhe të mos bien pre e kësaj skeme.

Shoqata Shqiptare e Bankave ka njoftuar se telefonatat realizohen përmes teknologjisë VOIP, që lejon kryerjen e thirrjeve përmes internetit. Në disa raste, në ekranin e telefonit shfaqet emri ose logoja e një banke, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga institucioni bankar.

Megjithatë, telefonatat kryhen nga adresa që përdorin prapashtesa si “@gmail” ose platforma të tjera të ngjashme. Përmes këtyre sistemeve nuk mund të verifikohet identiteti real i personit që telefonon.

Personat që kryejnë thirrjet mund të komunikojnë në gjuhë të ndryshme dhe kërkojnë nga qytetarët të dhëna të kartave bankare ose informacione të tjera personale. Ata shpesh pretendojnë se po verifikojnë ose po ndalojnë transaksione të dyshuara në llogaritë e klientëve.

Shoqata thekson se bankat në Shqipëri nuk kërkojnë asnjëherë përmes telefonit të dhëna të kartës bankare, kodin PIN, kodet e sigurisë apo informacione të tjera konfidenciale.

Klientët këshillohen të mos japin asnjë informacion personal në raste të tilla dhe të ndërpresin menjëherë telefonatën. Verifikimi i çdo komunikimi duhet të bëhet vetëm duke kontaktuar bankën përmes numrave zyrtarë.

Shoqata e Bankave u kërkon gjithashtu klientëve të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë bankës përkatëse, ndërsa bankat anëtare deklarojnë se po punojnë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të parandaluar mashtrimet financiare.

mashtrime bankat

Lini një Përgjigje