
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e tregut të shitjes së bukës, pas raportimeve lidhur me njoftimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe tregtimit të bukës në qytetin e Korçës për rritjen e çmimit.
Sipas informacionit të bërë publik, ndërmarrjet u kanë komunikuar pikave të shitjes se çmimi i bukës do të rritet nga 120 lekë në 150 lekë, duke reflektuar një rritje të njëkohshme me mbi 25 për qind.
Në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se ka nisur menjëherë kontrolle në terren për të verifikuar nëse ky njoftim po zbatohet nga ndërmarrjet dhe nëse kjo sjellje përbën një praktikë abuzive në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Institucioni thekson se ligji ndalon çdo marrëveshje që ka si objekt ose pasojë pengimin, kufizimin apo shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi çmimet e blerjes apo të shitjes, si dhe çdo kusht tjetër tregtimi.
Autoriteti i Konkurrencës thekson gjithashtu se shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe mund të sanksionohet me gjobë deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës për ndërmarrjet e përfshira në marrëveshje të paligjshme.
Jo vetem cmimi, por edhe cilesia. Nuk merret vesh, thone buke integrale, sepse i hedhin ca fara siper, te pyesin , cfa re do , buke te bardhe apo te zeze{nuk merret vesh, e zeza sidomos, sepse thone qe eshte e nxire ne djell dhe ka Vit.D, etj Te vihen rregulla e shtohen kontrollet.