TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2026, 12:21

Masa e sigurisë ndaj Belinda Ballukut, caktohet data e seancës në Apel

Shkruar nga Pamfleti
Masa e sigurisë ndaj Belinda Ballukut, caktohet data e seancës në
Belinda Balluku

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është caktuar data për shqyrtimin e ankimimit te Belinda Ballukut ndaj vendimeve për masat e sigurisë, nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Çështja do të shqyrtohet në Apelin e GJKKO nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça, më 9 mars, në orën 09:00.

Seanca pritet të zhvillohet në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, replikoi me kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi në Kuvend pasi ky i fundit akuzoi se po shkelet rregullorja në lidhje me raportin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.

Balla tha se demokrati Bardhi gënjeu dhe se Partia Socialiste është brenda afatit për t’u shprehur në lidhje me raportin e saj për këtë çështje. Ai sqaroi publikun se duke respektuar afatin raportet do të jenë gati në seancën më të parë, që i bie ajo e 12 marsit.

“Sa i përket gënjeshtrave që u hodhën në këtë sallë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në emër të pesë deputetëve anëtarë përfaqësues të PS-së e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë dhe po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar si e sqaron rregullorja e Kuvendit këtë akt procedural. Në Këshillin e Mandateve ka pasur dy qëndrime dhe kjo është e qartë në procesverbalin e asaj mbledhje. Në rregulloren e Kuvendit thuhet se në përfundim të shqyrtimit Këshilli brenda dy javëve harton një raport. Jemi brenda kohës që na lejon rregullorja. Ky grup parlamentar është serioz që nuk i merr vendimet kryetari i grupit, kryetari i kuvendit, por në parti merren vendime kolegjiale. Në datë 23 shkurt kam komunikuar publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë do të respektohet afati dy javor, bie poshtë pretendimi se po shkelet afati. Sqaroj publikun që sapo të jetë gati brenda këtij afati në seancën më të parë që është seanca 12 mars, natyrshëm do të jenë gati dy raportet”, tha Balla.

 

masa e sigurisë ndaj belinda ballukut caktohet data e seancës në apel!

Lini një Përgjigje