TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2026, 14:22

Drejtoresha e QSUT-së: Unë nuk e di që mjekët u marrin lekë pacientëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Drejtoresha e QSUT-së: Unë nuk e di që mjekët u marrin
Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala së bashku me drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Anxhela Paparizo, zhvilluan këtë të enjte një konferencë për shtyp për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend.

Një nga temat kryesore ishte mungesa e barnave dhe e terapive për pacientët me sëmundje të rënda.

Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, u pyet mbi çështjen e korrupsionit brenda spitaleve, ku pacientët ndonjëherë detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas.

Paparizo tha se nuk është në dijeni për raste të tilla dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim zyrtar pranë strukturave përkatëse për marrje parash nga ana e mjekëve.

“Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët”, tha ajo.

 

drejtoresha e qsut-së

1 Komente

  1. E
    Edi

    .....tallet kjo......te gjithe Qe nga mjeku, kryeinferjerja , infermjerja deri te sanitaret qe bejne dhe sekserin..... Infermjeret sidomos te kirurgjia grijne leke bile marrin me teper se mjeket.....kur mjeket marrin p.sh 600.000 infermjeret marrin 1.200.000 se flasin me familjaret e te semurit e bejne sekserin......pata rastin me mamen time para disa vitesh 300.000 donte mjeku e 800.000 me mori infermjeri qe ishte sekseri ...... Inshallah Allahu ja nxjerrte te njerzit e tij......Amin...

    Lini një Përgjigje