TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 22:59

Altin Dumani zbulon se çfarë do të bëjë pas përfundimit të mandatit si drejtues i SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Altin Dumani zbulon se çfarë do të bëjë pas

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili prej dy vitesh mban këtë post ndër të tjera ka zbuluar se çfarë do të bëjë pas përfundimit të mandatit si kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Në një intervistë për emisionin “3D”, në RTSH1, Dumani tha se do të fillojë të jetë më prezent në sallën e gjyqit, teska do të vijojë punën si prokuror i SPAK.

“Unë do të vazhdoj të jem prokuror në SPAK do të ushtroj funksionet e mija. Do tek më shumë mundësi të jem në sallën e gjyqit të cilën unë e dua shumë. Ndjehem mirë në sallën e gjyqit. Kush ka pasur gjyqe me mua e ka parë sa mirë ndihem në sallën e gjyqit. Do të vazhdoj normalisht punën e prokurorit", tha ai.

Në fund Dumani falënderoi, Prokurorët e SPAK dhe gjithë stafin administrativ për punën e kryer deri më tani.

“E para dua të falënderoj me përulësi të gjithë prokurorët e SPAK, Hetuesit e BKH-së, ekspertët, stafin administrativ në institucionin që unë drejtoj për profesionalizmin dhe përkushtimin në punën që ata bëjnë”, përfundoi Dumani!

Lini një Përgjigje