Aktualitet 2 Mars 2024, 14:07

Kush e mbron rektorin Arben Gjata; sipas ligjit të Arsimit të Lartë duhet shkarkuar si 'I pandehur' në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Kush e mbron rektorin Arben Gjata; sipas ligjit të Arsimit të
Rektori Arben Gjata në SPAK /

Ligji për pezullimin dhe shkarkimin e rektorit nuk po zbatohet, ngaqë Arben Gjata ka zbatuar pazaret e Edi Ramës, ndërsa me Ogerta Manastirliun ka bërë shumë punë të zeza në shëndetësi e universitetin mjekësor...

Prej 8 muajsh, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, është marrë nën hetim si “i pandehur” nga SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme, është vënë nën masën penale “Detyrim paraqitje” të oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Rektori Arben Gjata, ka kryer veprat penale të mashtrimit zyrtar në bashkëpunim, falsifikimit të raporteve të kostove financiare publike dhe favorizim subjektesh private, në aferën e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, me pasojë vjedhjen e 80 milionë Euro nga buxheti i shtetit.

Më 14 shtator 2023, SPAK dhe Gjykata e Posaçme, i kanë dërguar Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Senatit Akademik të Universitetit Mjekësor, dosjen penale dhe vendimin e përbashkët për rektorin Arben Gjata, si person në hetim “i pandehur me detyrim paraqitje”.

Sipas pikës 10 të nenit nr. 39 të ligjit “Për Arsimin e Lartë”,  Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, brenda datës 14 shtator 2023 që i shkoi vendimi penal, ishte e detyruar të pezullonte nga detyra Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, dhe të dërgonte te Presidenti Republikës, kërkesën për shkarkimin e tij.

Kush e mbron rektorin Arben Gjata; sipas ligjit të Arsimit të

Po sipas këtij ligji, nëse Presidenti Republikës, nuk do shprehej deri më 14 tetor 2023, shkarkimi i tij quhej i miratuar, ndërsa universiteti do drejtohej nga zv/rektori.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, brenda 6 muajve, duhet të shpallte zgjedhjet për rektorin e ri, që sipas afatit duhet të ishin më 13 mars 2024.

Por ministrja Manastirliu, prej 7 muajsh nuk po e zbaton ligjin për pezullimin dhe shkarkimin Arben Gjatës, rektorit me dosje e masë penale “Detyrim paraqitje”, ndërsa Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë i ka shpërfillur vendimet SPAK e Gjykatës, mbasi kryetar i Senatit është vetë rektori “i pandehur” Arben Gjata.

Kush e mbron rektorin Arben Gjata; sipas ligjit të Arsimit të

Edhe nga senati, për procedimin nga SPAK dhe tenderët e emërimet në shkelje të ligjit për Konfliktin e Interesit dhe pastërtinë e figurës; rektori Arben Gjata duhej pezulluar nga detyra sipas neneve 4 e 11 të Kodit Etik të Universitetit Mjekësor, të cilin e ka miratuar vetë Arben Gjata, me Vendim Nr. 33, datë 7 prill 2022./Pamfleti

arben gjata ligji për arësimin e lartë spak i pandehur