Aktualitet 2 Mars 2024, 14:58

Policia shkurton strukturën e narkotikëve në Tiranë, kërkon shkarkimin e 5 agjentëve të Antidrogës

Shkruar nga Pamfleti

Policia shkurton strukturën e narkotikëve në Tiranë,

Sektori i Hetimit të Narkotikëve, struktura me e rëndësishme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ka pësuar ndryshime në organikën e saj.

Sipas një shkrese rezulton se në këtë sektor është marrë urdhri për shkurtimin e 5 agjentëve.

Në shkresën e cila mban firmën e drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku, shpjegohet largimi i tyre, por pa dhënë arsyen pse.

Ndërkohë, në sektorët e tjera të Drejtorisë së Tiranës organika nuk ka ndryshuar.

Vetëm në më pak së 1 vit sektori i Narkotikëve ka kryer operacione, përgjime dhe blerje të stimuluar duke sekuestruar marijuanë, kokainë, heroinë dhe ekstazi. Po ashtu, në më pak se 1 vit, mbi 200 persona u arrestuan dhe proceduan për shitje të lëndëve narkotike.

Me largimin e 5 agjentëve, numri i forcave policore tek Antidroga shkon në 10. /Ora News